Ushqimet që duhet t’ju ndodhen patjetër në shtëpi në rast epidemish

Përgatitja për një skenar më të frikshëm të epidemisë nuk është kurrë një gjë e keqe për sa kohë nuk kalon kufirin e paranojës së panevojshme.

Autoritetet globale të shëndetësisë dhe ekspertë të fushës nga e gjithë bota po përsërisin çdo ditë, pa u lodhur, rëndësinë e vigjilencës dhe higjenës personale për t’i shpëtuar epidemisë së Koronavirusit.

Në dhjetëra vende të botës, shumë njerëz janë futur në karantinë, e mijëra të tjerë janë izoluar në shtëpitë e tyre.

Ky izolim shkon krah më krah me nevojën për të pasur ushqim dhe ujë në shtëpi.

Përgatitja për një skenar më të frikshëm të epidemisë nuk është kurrë një gjë e keqe për sa kohë nuk kalon kufirin e paranojës së panevojshme.

Furnizimi me ushqime dhe pije nuk duhet bërë kurrë pa një objektiv të qartë e plan të përpiluar qartë.

Në AgroWeb.org do të mësoni për gjithçka që ju nevojitet që të blini për shtëpinë në këtë periudhë plot pikëpyetje.

Ekspertët sugjerojnë se përpara se të niseni për në market të përpiloni listën me gjërat e nevojshme.

Ushqimet

Gjëja më e mençur në këtë rast është që të blini makarona, oriz, fasule, mish të kuq, mish pule por edhe perime të ngrira të cilat kanë një datë skadence të largët dhe plotësojnë nevojat ushqimore.

Supat e gatshme, drithërat, qumështi që nuk ka nevojë të rrijë në frigorifer nuk duhet të mungojnë në furnizimet tuaja për raste emergjence.

Vezët mund të qëndrojnë gjatë në frigorifer. Tërshëra është një alternativë jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurtë për tu pasur në shtëpi.

Peshqit e konservave, frutat e thata, gjalpi, reçeli, e të tjera si këto janë ushqime që duhet t’i keni në shtëpi.

Të një rëndësie të madhe janë edhe letrat higjenike të kuzhinës dhe tualetit por edhe qeset e plehrave.

Në ushqime futen edhe ëmbëlsirat, ose gjëra që fëmijët tuaj i kanë qejf, sepse në kohë izolimi, ato janë të rëndësishme.

Uji

Njeriu nuk mbijeton dot pa ujë në periudha pandemish apo katastrofash natyrore.

Rregulli i artë i furnizimit në raste të emergjencave është që sasia minimale e ujit që duhet të blini është aq sa të plotësojë nevojat për ujë të një personi për të paktën tre ditë.

Duke qenë se në Shqipëri, uji i rubinetit nuk është i pijshëm, atëherë ujit duhet t’i tregojmë nëj rëndësi të madhe.

Maskat e Fytyrës

Maskat janë shumë të rëndësishme jo vetëm gjatë epidemive, por edhe pandemive apo katastrofave.

Mbani disa maska njëpërdorimëshe në shtëpi ose investoni për maska më të mira që t’i keni në shtëpi.

Energjia

Në raste katastrofash ose pandemish, gjasat që të ketë shkëputje të energjisë janë të mëdha, ndaj ekspertët këshillojnë që të keni gjithnjë burime alternative energjie.

Jetët tona janë plotësisht të varura ndaj teknologjisë dhe kjo e fundit tek elektriciteti.

Në shtëpi duhet të keni karikues të gatshëm, qirinj, ndriçues të ndryshëm dhe mbi të gjitha një burim gatimi me gaz të cilin mund ta përdorni vetëm në raste emergjence.

Kutia e Ndihmës Së Shpejtë

Në periudhë epidemish, pandemish e katastrofash, infrastruktura mjekësore është e vështirë.

AgroWeb.org rekomandon se artikuj të rëndësishëm që duhet të keni në kutinë e ndihmës së shpejtë janë :

Fasho,
Likoplast
Jod
Antibiotikë
Kremëra kundër pickimit dhe kruarjeve
Suplement melatonine për të zgjidhur problemet me gjumin,
Medikamente kundër të vjellave
Medikamete për dhimbjen e kokës dhe barkut,
Vitamina, minerale e suplementë/AgroWeb.org