Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 18:50 të së enjtes në aksin Shkodër-Velipojë.
Policia raporton se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipoje, raporton Top Channel.
Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


