Kryetarja e LSI ia ka atribuuar kryeministrit Rama sulmin me solucion kimik deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni, shkruan Top Channel.
“Regjisori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij, pasi mori betimet e deputetëve të rinj do t’i kthejë dhe në kloun. Po të ishte për të sulmuar, do ta kishim bërë me kohë. Shpresoj që viktimat e radhës të Edi Ramës të mos jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për zotin Gjoni. Ata që kanë kryer sulmin të mbajnë përgjegjësi”, tha Monika Kryemadhi.


