Aksident me vdekje në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën 39-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një peroni ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Tiranë.

Policia tha se aksidenti u shënua rreth orës 23:50, ku automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”.

 Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.