6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Aksident në Berat, makina del nga rruga dhe përplaset me pemët, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Berat. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, tek Rrethrrotullimi i Bomirës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet M.Dh, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët anësore.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme