Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Shkodër-Koplik, ku është përfshirë një makinë policie.
Si pasojë e përplasjes nuk ka pasur viktima.
Ndërsa makina e policisë është hequr me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me anë të karotrecit.
Policia nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen.



