Donald Trump nis fushatën e tij zgjedhore

Në shënjestrën e Trump ishte edhe kundërshtari i tij demokrat Joe Biden.

Donald Trump e nisi fushatën e tij për zgjedhjet e Nëntorit nga Tousla në Oklahoma. Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë tubim të parë ishte ajo që u komentua më shumë në media. Sipas tyre, një ambient me 19 mijë vende, u mbush thuajse gjysma. Kjo mesa duket nuk i pëlqeu shefit të Shtëpisë së Bardhë, që e nisi fjalimin e tij pikërisht me mediat, transmeton Klan.

“Gjatë kësaj jave kam dëgjuar shumë lajme të rreme. Gjithçka nuk qëndron. Unë nuk kam parë më parë diçka të tillë. Ju të gjithë këtu jeni luftëtarë”.

Në shënjestrën e Trump ishte edhe kundërshtari i tij demokrat Joe Biden.

“Ne jemi më të fortë se asnjëherë më parë. Pas 5 muajsh do të mposhtim gjumashin Biden. Ne do të ndalojmë rrënimin, do të ndërtojmë të ardhmen me mundësi dhe siguri për amerikanët, të çfarëdolloj ngjyre të lëkurës. Ne jemi partia e Abraham Linkoln dhe jemi partia e ligjit, drejtësisë dhe barazisë”.

Ky tubim i Trump është nga të parët grumbullime të tilla në ambiente të mbyllura dhe vjen në një kohë kur shifrat nga virusi në SHBA janë alarmante. Mbi 2.2 milionë të infektuar nga 190 mijë viktima janë raportuar nga autoritetet shëndetësore, ndërsa referuar mediave pozitiv dolën edhe disa prej organizatorëve tëtubimit  fushatëas presidentit.