Aksident në Tiranë/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset 18-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Policia bën me dije se rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë

Informacion paraprak
Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.