Aksident në Tiranë, makina përplas biçikletën, plagoset 25 vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas policisë rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.