Edona Bilali flet për marrëdhënien që ka më bashkëshortin: Mbështetja më e madhe

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali ishte e ftuar në “Dola te Ola”, ku zbuloi shumë detaje nga jeta e saj që nuk i dinim.

Teksa në studio u shfaq një fotografi gjatë diplomimit, ajo e cilësoi si një moment shumë të rëndësishëm. Ajo rrëfeu se ka ardhur me familjen në vitin 2002 në Tiranë dhe të gjitha i ka arritur vetë, duke treguar se ka punuar vullnetarisht që kur ishte studente, ka qenë e trepunësuar, në fillimet e saj ka punuar në Ministrinë e Financave, e kërkuan për pedagoge në moshën 21-vjeçare, ka drejtuar një studio konsulence në shërbim të sipërmarrjeve dhe zhvillimit të bizneseve të reja, e për të vijuar me shumë pozicione të tjera të arrira.

Përveçse një grua e re por e  suksesshme në karrierë, Edona është një amvisë shumë e mirë dhe zbuloi se i pëlqen shumë edhe kopshtaria, të cilën e cilësoi si një ‘terapi për mendjen’.

Ndërkohë në lidhje me shoqërinë tha se është fanatike e shoqërive të vjetra, dhe në program shoqja e saj e ngushtë e surprizoi me një videomesazh, ku shprehte gjithë krenarinë që ndjente për Edonën, ndërsa ministrja shtoi se është me fat që ka një mike të tillë në jetën e saj.

Ndërkohë rrëfimi i Edonës në “Dola te Ola” u mbyll me një fotografi, ku ajo shihej më bashkëshortin e saj por pa ja zbuluar portretin, pasi ai nuk dëshiron të jetë publik. “Është njeriu që më bën të qesh”, tha ajo duke shtuar se ai është mbështetja e saj më e madhe në këtë detyrë të rëndësishme që ka ndërmarrë. Ndërkohë për ardhjen në jetë të një fëmije ajo tha se është herët, pasi ata sapo janë martuar dhe Edona për momentit do t’i përkushtohet detyrës së ministres.

Edonës i shkëlqyen sytë kur në studio vëllezërit Prifti kënduan këngë me motive të Shkodrës dhe i ndoqi ato me kënaqësi të madhe.