Aksident tragjik në kufirin greko-turk, 7 viktima dhe 8 të plagosur

7 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur në aksident tragjik, që ka ndodhur gjatë natës në rrugën Egnatia në afërsi Ksanthit në kufirin greko-turk.

Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë pasi shoferi, një shtetas moldav, po tentonte t’i ikte policisë.

Sipas policisë, çdo gjë nisi rreth orës 12.20 të natës, në kohën që një patrullë e policisë kufitare i bëri shenjë të ndalojë një automjeti i markës citroën c5 që drejtohej prej një shtetasi Moldav.

Drejtuesi i automjetit nuk ndaloi dhe tentoi të largohej me shpejtësi.

I gjetur pa rrugëdalje për ti shpëtuar ndjekësve të tij, drejtuesi i automjetit tentoi të dalë nga autostrada vendin e quajtur “kryqëzimi i Lastmu-së”.

Duket se mjeti kishte shpejtësi të madhe dhe drejtuesi i tij nuk mundi ta mbajë nën kontroll, çka bëri që mjeti të dalë nga rruga dhe të godasë me forcë bordurën e stacionit të taksës rrugore.

Prej goditjes fatale,7 persona humbën jetën në vend, ndërsa 8 persona ndodhen në spital,2 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, dhe pritet  të merret në pyetje sapo kjo të jetë e mundur.

Për momentin nuk jepen të dhënat lidhur me shtetësinë e emigrantëve dhe shumën që ata kishin paguar për të kaluar në brendësi të kufirit grek të Ksanthit në kufirin greko -turk.