Një gjykatë në Jemen ka vendosur dënime me vdekje ndaj dhjetë të pandehurve, ku sipas mediave të huaja i përfshirë është edhe presidenti i Amerikës, Donald Trump.
Mediat e huaja, kanë bërë të ditur se Donald trump së bashku me 9 të pandehurit akuzohen për krime lufte. Mësohet se dënime me vdekje janë dhënë edhe për Mbretin saudit Salman, Princin saudit të Kurorës, komandantin e forcave ajrore saudite Turki bin Bandar bin Abdulaziz, Presidentin e Jemenit Abedrabbo Mansour Hadi, zv. presidentin Ali Mohsin Al-Ahmar, kryeminsitrin Ahmed bin Dagher, minsitrin e Mbrojtjes Muhammad Al-Maqdishi, si dhe ish-ministrin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.
Çështja kundër të pandehurve u mbajt në mungesë të tyre në Gjykatën e Specializuar Penale, të drejtuar nga Houthi. Po ashtu Gjykata tha se të pandehurve u kërkohet gjithashtu të paguajnë një gjobë prej 10 miliardë dollarësh për familjet e të vrarëve në sulmin ajror të vitit 2019. Akuzat lidheshin me një sulm ajror, i cili thuhet se goditi një autobus shkolle, duke vrarë 51 vetë, 40 prej të cilëve fëmijë.
“Prokuroria ka regjistruar ankesën e saj të pjesshme në paragrafin e pestë të vendimit, në lidhje me të drejtën e atyre që përfshihen në aktakuzë. Kështu, gjykata nuk ka vendosur ende për të. Avokati i prokurorisë private, Hamdan Shani, u bashkua me apelin e tij në apelin e prokurorisë, ndërsa avokati mbrojtës, Abdel Wahab Al-Fadhli, rezervoi të drejtën për të apeluar në emër të të pandehurve. “- shkrujnë ndër të tjera mediat e huaja.



