Kryetari i Partisë Demokratike, ditën e sotme në në një deklaratë për mediat pas votimit në njësinë nr. 8 ka folur edhe për përjashtimin e Klevis Balliun nga nga lista e kandidatëve të PD në Pogradec. Ai është shprehur se mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë, duke shtuar se anëtarësia është një proces që ska të përjashtuar.
“Ky është një proces që vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Është një proces që ska të përjashtuar. Vetë ky proces është dizenjuar në një mënyrë të tillë që edhe të skualifikuarit nuk janë të përjashtuar, por pjesë e PD për të qeverisur nesër. Është një proces që nuk ka të humbur. Padyshim nga 3600 propozime mund të themi që shumica dërrmuese e tyre posedojnë kualitetet e përfaqësimit politik por ju e dini fare mirë se nuk parlament në botë që të ketë 3600 deputetë. Vetë procesi është dizenjuar në mënyrë të tillë që një numër i madh i të propozuarve nuk janë të skualifikuar, nuk janë të humbur por përbëjnë pjesë të burimeve njerëzore të PD-së për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit.” tha Basha.



