Albin Kurti premton: Pas zgjedhjeve, vendosja e reciprocitetit me Serbinë do të jetë çështje ditësh ose javësh

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur se reciprociteti me Serbinë, nëse do të dalë fitues nga zgjedhjet do të jetë çështje ditësh apo javësh.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur se reciprociteti me Serbinë, nëse do të dalë fitues nga zgjedhjet do të jetë çështje ditësh apo javësh.

I ftuar në një emision televiziv, Kurti ka theksuar se nuk duhet të jetë diçka e pazakonshme, vendimi për vendosjen e reciprocitetit.

“Ndoshta e ka bërë të pazakonshëm këtë gjë, fakti që kjo qeveri që po ikën veprimin e parë që bëri ishte heqja e reciprocitet me 6 tetor”, tha Kurti.

I pyetur se kur do ta vendoste reciprocitetin nëse do të fitonte zgjedhjet, Kurti është përgjigjur:

“Është çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh. Nuk e di se cila do të jetë sekuenca por është ndër gjërat e para që do ta bëjmë”.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se dialogu nuk është prioritet i qytetarëve të Kosovës.

“Dialogu nuk do të jetë as prioritet i qeverisë sonë. Drejtësia dhe punësimi do të jetë prioriteti ynë”, tha ndër të tjera Albin Kurti.