10.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Stamboll, fillon vaksinimi kundër COVID-19 për personat mbi 65 vjeç

Vaksinimi kundër COVID-19 për personat e moshës mbi 65 vjeç filloi në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Po ashtu dhe bashkëshortët e tyre do të vaksinohen nëse janë të moshës mbi 60 vjeç”, tha ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca në një postim në Twitter.

Qytetarët po marrin vaksinën në institucionet mjekësore ku kanë caktuar terminet paraprake.

Veysel Besiroglu, 68 vjeç, i cili erdhi në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit, “Dëshmori Prof. Dr. Ilhan Varank” në Stamboll tha për AA se ndihej i lehtësuar pasi mori vaksinën.

“Për shkak se jemi në mesin e grupeve me rrezik të lartë, ne qëndruam në shtëpi”, tha ai, duke shtuar se ishte një detyrë qytetare për të marrë vaksinën.

Caktimi i terminit të vaksinimit për njerëzit që bëjnë pjesë në kategorinë me përparësi të lartë mund të bëhen në “mhrs.gov.tr” ose “enabiz.gov.tr”, përmes aplikacionit celular e-Nabiz dhe linjës telefonike 182.

Më 14 janar, Turqia filloi fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësorë së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat.

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia ka vaksinuar mbi 2.88 milionë persona që nga fillimi i vaksinimit.

Doza e dytë e vaksinës jepet pas 28 ditësh ndërsa ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në 4 deri në 6 muaj pas rikuperimit të tyre.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme