ALSAR/ Kurbani, solidaritet shoqëror per njerëzit në nevojë

Sakrifica, përkushtimi dhe solidariteti është mesazhi që buron gjatë festës së Kurban Bajramit...

Sakrifica, përkushtimi dhe solidariteti është mesazhi që buron gjatë festës së Kurban Bajramit. Fondacioni “ALSAR” në ndjekje të traditës së tij 14 vjeçare dhe në përmbushje të programit të tij për zhvillimin e veprimtarive humanitare në kontekstin e promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë, zhvilloi gjatë datave 31 Korrik – 02 gusht 2020 projektin “Kurbani; Solidaritet shoqëror ndaj njerëzve në nevojë” .

Ndër treguesit kryesore të zbatimit të projektit të Kurbanit për vitin 2020 përmendim se përfituan ndihma në pako mishi, 6500 familje të varfra të shtresave shoqërore më në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike nga autoritetet e pushtetit lokal, me një shtrirje gjeografike në 7 njësi administrative të vendit, si dhe në Kosovë .

Zhvillimi i këtij projekti është realizuar e koordinuar në bashkëpunim të plotë me drejtuesit e autoriteteve të pushtetit lokal, referuar në marrëveshje protokollare të bashkëpunimit.

Kurorëzimi i suksesshëm i këtij projekti, është mundësuar falë kontributit të çmuar dhe ndihmës bujare të ofruar nga organizatat partnere:

Organizatat “HASENE”, “WEFA” dhe “HILAL” me qendër në Gjermani, Shoqata “Hayrat” me qendër në Turqi, , Fondacioni “IHH” me qendër në Holandë, Fondacioni “IHH” me qendër në Belgjikë , Shoqata “Ademder ” me qender në Turqi, si dhe organizata Islamic Mission me qendër në Britaninë e Madhe.

Së bashku të përjetojmë ndjenjat e solidaritetit human me qëllim që të na bëjnë edhe më të bashkuar, e të ndërgjegjësuar për forcimin e unitetit dhe të vëllazërisë mes njëri-tjetrit.

Ishte ky mesazhi drejtuar shoqërisë shqiptare nga Fondacioni “ALSAR” me rastin e festës së Kurban Bajramit.