ALSAR, starton projekti ‘Kurban 2020’

Fondacioni “ALSAR” në ndjekje të traditës së tij 14 vjeçare dhe në përmbushje të programit të tij për zhvillimin e veprimtarive humanitare startoi sot projektin e kurbanit në kontekstin e promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë.

Në Shqipëri kanë filluar therjet e kurbaneve nga Fondacioni Arsimor Kulturor dhe Humanitar ‘ALSAR’ .

Sakrifica, përkushtimi dhe solidariteti është mesazhi që buron gjatë festës së Kurban Bajramit.

Fondacioni “ALSAR” në ndjekje të traditës së tij 14 vjeçare dhe në përmbushje të programit të tij për zhvillimin e veprimtarive humanitare startoi sot projektin e kurbanit në kontekstin e promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë.

Pas përfundimit të therjes, mishi i kurbaneve do të paketohet në pako   dhe do të shpërndahet  për familjet në nevojë./EPerditshmja