Ambasadorët e SHBA, BE, Gjermani, Francë, Britani në zyrën e Bashës pas tensioneve në selinë e PD

Ambasadorët e SHBA, BE, Gjermani, Francë, Britani kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku do të takojnë kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi vjen një ditë pas tensioneve të shënuara në selinë blu, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij hynë në selinë e PD ku zhvilluan një mbledhje me komisionin e rithemelimit, të votuar gjatë kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha tha se u mor vendim për të organizuar një referendum të anëtarësisë së partisë për largimin e Lulzim Bashës nga partia. Ish-kryeministri ngriti akuza se brenda selisë të Partisë Demokratike ka persona të armatosur që kanë kërcënuar anëtarët e Forumit Rinor.

Nga ana tjetër kryetari i PD, Lulzim Basha u tregua i ashpër me fjalët e tij ndaj Berishës, duke e quajtur ish-komunist që po bën gjithçka që të mbrojë interesat e veta edhe në kurriz të partisë.