Vrasje me armë zjarri në kryeqytet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vrasje me armë zjarri në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Policia bën me dije se 29-vjeçari Jurgen Duka (Mëziri) u plagos gjatë një konflikti me një person të paidentifikuar. Si pasojë e plagëve të marra, i riu ndërroi jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Dyshohet se i riu në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në një market dhe pas një debati, ka nisur sherri me autorin e ngjarjes.

Ky i fundit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë vijon puna për kapjen e tij. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është marrë në pyetje shoku i viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje.

Jurgen Duka njihet si person problematik dhe me precedent. I riu, me vendbanim në Kamzës ësjtë shpallur disa herë në kërkim për vepra të ndryshme penale.