Ambasadori amerikan takon Albin Kurtin, zbulon kërkesat për qeverinë e re

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar kryetarin e VV’së, Albin Kurti pas fitores në zgjedhjet e së dielës, raporton Gazeta Express.

Kosnett ka shkruar se ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente.

“I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar ai në Twitter