Ambasadori britanik lëvdata për shërbimet turistike të Turqisë dhe masat kundër COVID-19

"Rreziku nga pandemia është i ulët falë masave të ndërmarra nga Turqia. Turistët britanikë mund të udhëtojnë të sigurt në Turqi", tha Dominick Chilcott

Ambasadori britanik në Ankara, Dominick Chilcott, tha se Turqia ofron shërbime turistike me cilësi shumë të mirë dhe se rreziku në vend është i ulët falë masave të marra kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), ambasadori Chilcott tha se ai ka realizuar vizita produktive në institucione dhe organizata të ndryshme në Izmir, Aydın, Muğla dhe Antalya.

Duke theksuar se ka pasur mundësinë të shohë masat kundër pandemisë gjatë vizitave, Chilcott deklaroi se ishte dëshimtar i masave serioze të marra në rajonet turistike.

Ai tha se kishte mundësi të shohë personalisht masat e vendit për mundësimin e turzimit të sigurt.

“Rreziku nga pandemia është i ulët falë masave të ndërmarra nga Turqia. Turistët britanikë mund të udhëtojnë të sigurt në Turqi. Unë me të vërtetë u impresionova nga praktikat e turizmit të sigurt. Mendoj se është një praktikë shumë e mirë. Punonjësit e aeroporteve, hoteleve dhe restoranteve kanë njohuri rreth asaj se çfarë duhet të bëjnë”, u shpreh Chilcott.

“Turqia ofron shërbime me cilësi shumë të mirë. Nga 1 gushti në Turqi do të vijnë edhe më shumë turistë britanikë. Vitin e kaluar, Turqinë e vizituan mbi 2,5 milionë turistë britanikë. Këtë vit prisnim që shifra të arrinte në 3 milionë, por kjo nuk u realizua për shkak të pandemisë. Për sa kohë që Turqia rrit besueshmërinë në këtë mënyrë, unë mendoj se do të rrisë edhe numrin e turistëve. Kjo varet pak edhe nga zhvillimet. Turistët që vijnë duhet të respektojnë masat e mbajtjes së maskave, higjienés dhe distancës sociale”, shtoi ambasadori britanik.

Siç tha ai, britanikët në përgjithësi preferojnë të bëjnë pushimet në vendet me diell, ndërsa Turqia “ka shanse të larta” në këtë aspekt.

Duke folur për britanikët që jetojnë në Turqi, ai tha se asnjë banor britanik nuk ka shprehur panik dhe se nuk është takuar me ndonjërin që nuk është ndier i sigurt.