Turqi, rritet besimi në ekonomi për tre muaj me radhë

Instituti turk i statistikave (TurkStat) në një raport të publikuar tha se Indeksi i Besimit Ekonomik u ngjit me 11,8 për qind krahasuar me muajin e kaluar, duke arritur në 82.2 pikë në muajin korrik

Besimi në ekonominë turke ka vazhduar të rimëkëmbet tashmë tre muaj me radhë, pasi në muajin prill shënoi rënie si pasojë e pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti turk i statistikave (TurkStat) në një raport të publikuar tha se Indeksi i Besimit Ekonomik u ngjit me 11,8 për qind krahasuar me muajin e kaluar, duke arritur në 82.2 pikë në muajin korrik.

TurkStat përkujton se në muajin qershor të vitit 2019 Indeksi i Besimit Ekonomik në Turqi ishte 73.5 pikë, ndërsa në muajin korrik të vitit 2019 ishte 84.6.

Besimi në ekonominë turke fillimisht është inkurajuar nga përmirësimi në sektorin e shërbimit, në ndërtimtari dhe në indeksin e besimit në sektorin e shitjes me pakicë.Turqi, rritet besimi në ekonomi për tre muaj me radhë