Ambasadori Soreca takohet me Gentian Ibrahimin: BE vijon të mbështesë KLP-në për sfidat që na presin për Reformën në Drejtësi

Soreca shpreh mbështetjen e BE-së për sfidat që e presin KLP-në në në funksion të Reformës në Drejtësi, teksa uron Ibrahimin për punën e bërë nga KLP deri më tani.

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, është takuar ditën e sotme me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Ibrahimin.

Soreca shpreh mbështetjen e BE-së për sfidat që e presin KLP-në në në funksion të Reformës në Drejtësi, teksa uron Ibrahimin për punën e bërë nga KLP deri më tani.

“Urime kryetarit Ibrahimi për punën e bërë deri më tani nga KLP në Shqipëri. Sfidat janë përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë. Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të Prokurorisë. Bashkimi Evropian vijon të mbështesë punën e KLP-së”, shkruan ambasadori Soreca.