Ambasadorja amerikane në KQZ, ‘kokë më kokë’ takim me Celibashin

Këtë të enjte ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nuk dihet ende arsyeja pse ambasadorja ndodhet në KQZ.

Gazetari Ardit Hoxha raporton se Kim do të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi dhe më pas do të ketë një takim edhe me punonjësit e tjerë të këtij institucioni.

Në takimin me ambasadoren priten të jetë edhe përfaqesues të partive politike.

Ky takim vjen në kohë kur pritet që shpallet data e zgjedhjeve lokale të pranverës së ardhshme. Ndërkohë pak javë më parë, Prokuroria e Posaçme i kërkoi KQZ-së formularin për Ilir Metës për të vijuar me hetimet.

Sakaq, vizita e saj në ambientet e KQZ-së, vjen një ditë pasi në mediat e huaja qarkulloi lajmi se sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka financuar me 500 mijë dollarë Partinë Demokratike në vitin 2017.

Për këtë çështje, reagoi ditën e djeshme Lulzim Basha, i cili ishte kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2017. Ai theksoi se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia.