Pedagogët në protestë, pa rritje pagash nuk nis viti akademik

Stafet akademike dhe administrative të universiteteve, do të zhvillojnë sot një protestë 1 orëshe.

Kjo protestë do të jetë si paralajmërim ndaj qeverisë, e cila nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me peticionin e tyre për rritjen e pagave por edhe mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor.

Protesta do të zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në orën 10:00.

Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Gazetarja e Euronews Albania Ortensa Budlla, tha se kërkesat e pedagogëve janë:

  • Rritja e pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës.
  • Kërkojnë që në tetor të këtij viti paga e tyre të rritet me 30% ndërsa në tetor të vitit 2023 të rritet me 20%
  • Rritja e financimeve për kërkime shkencore
  • Laburantët të paguhen për rrezikshmërinë që hasin në punë
  • Pagesa e vjetërsisë në punë
  • Pagesë për orët e shtesë
  • Bërja publike e buxhetit të universiteteve dhe si menaxhohen paratë.