10.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Angli/ Aktori shqiptar, trafikant kokaine! E merr në qafë kamera e makinës (Fotot)

Top Channel duke iu referuar komunikatës për mediat të policisë angleze raporton se këto pamje, u përdorën nga NCA si provë në gjykatë nga ku aktori trafikant Sokol Ajazi, do të dënohej me 5 vite e dy muaj burg ndërsa bashkëpunëtori i tij Eduart Hadjini, është dënuar prej gjykatës Wood Green Crown Court me 3 vite e 10 muaj burg.

Më datë 01 Prill 2021, oficerët e policisë Metropolitane dhe ata të NCA vëzhguan Ajazin në zonën Hampden Square, Southgate duke u futur në një automjet që drejtohej nga Eduart Hajdini bashkë më nje qese të madhe plastike.

Ky automjet u ndoq dhe u ndalua. Nga kontrolli u zbulua një vend i fshehtë i adaptuar me hapje nga celsi xhamave nga ku fshihej kokaina. Kontrolli zbuloi një kile kokainë.

Eduart Hajdini një muaj më parë ishte nën vëzhgim nga ku u filmua duke i shitur dy kile kokainë Thomas Scarrett, nga qyteti Bristol, i cili u dënua me 6 vite burg.
Nga kontrolli mëtejshëm i makinës së Ajazit u gjet edhe 500 gram kokainë bashkë me 2.000 stërlina ‘cash’.

Pamjet filmike të kamerës vendosur në makinë nga Ajazi zbuluan se ai e kishte marrë qesen e madhe me kokainë nga një garazh në Mintern Close, Enfield, pak më herët atë ditë për t’ia dhënë Hajdinit.
Oficerët e NCA e kontrolluan atë garazh dhe gjetën 3 kile të tjera kokaine.

Sokol Ajazi përmes disa agjencive të ndryshme rekrutimi aktorësh, ishte regjistruar si aktor dhe kishte luajtur në filmat “The Contract and Una” dhe Mercenaries” bashkë me aktorin e famshëm Billy Zane.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme