8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

Shpëtojnë nga Covid, vdesin nga “myku i zi”, çfarë i ndodhi pacientëve në Indi

Shumë prej pacientëve të infektuar me koronavirus, shpjegon CNN, apo ata që sapo ishin shëruar prej sëmundje, kishin sisteme imunitare të dobësuar nga Sars Cov 2 apo probleme shëndetësore të shoqëruese, sidomos diabeti.

E duket pikërisht në këtë kategori, kanë qenë më të shumta rastet e mykut të zi. Javët e fundit janë raportuar me mijëra të tilla në mbarë vendin, me qindra persona të shtruar në spital dhe të paktën 90 të vdekur nga ky infeksion. Mijëra pacientë në Indi janë detyruar t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjike në sy pas infeksionit të “mykut të zi” të shkaktuar nga Covid-19.

Rreth 60% e pacientëve të trajtuar në spital u është hequr të paktën një sy pasi vala e dytë e koronavirusit ka shkaktuar një shpërthim të infeksionit.

Po çfarë është myku i zi saktësisht?

Myku i zi krijohet zakonisht në kushtet e lagështirës në tokë, mure apo mbeturina, dhe mund të sulmojë traktin respirator. Nuk është ngjitës dhe nuk përhapet nga një person në tjetrin. Edhe pse nuk konsiderohet i dëmshëm për shumicën e njerëzve, tek ata me imunitet të dobët godet fort aparatin e frymëmarjes, me ndikim të madh sidomos nga sinuset në mushkëri, duke qenë se sporet e tij invidi i thith përmes ajrit. Por ai mund të ndikojë gjithashtu edhe në një lëkurë të dëmtuar sidomos pas një prerjeje apo djegieje.

Simptomat mund të përfshijnë ënjtje të fytyrës, ethe, ulçera të lëkurës dhe lezione të zeza në gojë. Sëmundja përhapet në sy, mushkëri e madje deri edhe në tru, ndërsa pushton dhe enët e gjakut e kompromenton qarkullimin e tij duke prodhuar nekrozë, ose vdekje të indeve, që bëhen të zeza. Prej këtu e ka marrë dhe emrin, sic shpjegojnë mjekët, që thonë se nëse nuk kontrollet e nuk trajtohet, vdekshmëria prej saj mund të mbërrijë nivele nga 20 deri në 50%.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme