“Antitubimi i 18 dhjetorit cënon PD”, Këlliçi tregon çfarë i vodhën në zyrën e tij: Do i kthehen bumerang kryetarit të Gestapos, do e shohim pas një muaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka treguar sot në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ se dje në zyrën e tij ishin vjedhur një laptop, hard disk, dhe kujtime të tijat personale.

Ai pohoi për gazetaren Marsela Karapanço se do të bëjë dhe 3 kallëzime penale për 3 persona në PD që ai i akuzon si përgjegjës për bastisjen e zyrës.

Mes të tjerash ai tha se 18 dhjetori është antitubim që synon cënimin e PD. Po ashtu Këlliçi tha se këto sjellje Bashës, që e cilësoi kryetar të Gestapos, do i kthehen bumerang, ndërsa paralajmëroi zhvillime pas një muaji.

“Nuk kam gjetur një laptop, hard disk, kujtime nga të shkollës, kujtime familjare që më është vjedhur. Do bëj kallëzim penal për 3 persona, shtesë, se ai që bëra dje ishte vetëm një kallëzim për bastisjen e zyrës. Mua nuk më shkarkon dot nga Forumi Rinor, më shkarkojnë të rinjtë. Mandat i përfunduar, por kryetar në detyrë. S’kam kompleks as për vulë e zyrë. Duhej që unë të shkoja në zyrë, të merrja sendet e mia personale e të largohesha. Kur ka civilitet, ky individi, kryetari i Gestapos, do të duhej t’i paketonte gjerat e mia. Atij do i kthehen në bumerang këto gjëra. Sikundër më shkarkoi me të veten mua, dola dhe unë pas një muaj që e shkarkova. Do e shohim pas një muaj këtë gjë. Do ketë ecuria. Do e shoh ai. 18 dhjetori është antitubim që synon cënimin e PD. 18 dhjetori është kërkesë e ish-kryetarit Basha. Demokratët kanë një referendum.”, tha Këlliçi.