Apple gjobitet për mungesën e karikuesve në kutitë e iPhone 12

Mediat lokale raportojnë se agjencia për mbrojtjen e konsumatorit gjobiti Apple 1.92 milionë dollarë për këtë gjë.

Shteti Sao Paolo i Brazilit nuk e pëlqeu aspak idenë e Apple për të shitur iPhone 12 pa një karikues në kuti. Mediat lokale raportojnë se agjencia për mbrojtjen e konsumatorit gjobiti Apple 1.92 milionë dollarë për këtë gjë.

Sipas autoriteteve lëvizje e Apple ishte në kundërshti me rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit. Që nga Dhjetori autoritetet kishin vënë në dijeni Apple për pakënaqësitë e tyre por Apple ishte përgjigjur se lëvizja do të mbronte mjedisin dhe reduktonte emetimet CO2.

Agjencia nuk ishte aspak e kënaqur me përgjigjen që mori dhe tha se Apple duhet të respektojë ligjin Brazilian. Edhe pse gjoba përfaqëson një shumë mikroskopike krahasuar me fitimet dhe të ardhura multi-miliardëshe të Apple, mund të përbëjë një precedent edhe për vende të tjera të botës. /PCWorld Albanian

Lajme të ngjashme