Armenia vazhdon sulmet ndaj qytetit Terter në Azerbajxhan

Armenia duke e shkelur armëpushimin të shpallur me Azerbajxhanin, ka zhvilluar sulme artilerike ndaj një fabrike pambuku në qytetin Terter.

Si pasojë e sulmit armen në një fabrikë pambuku në fshatin Köçerli të Terter, ka shpërthyer një zjarr i madh.

Zyrtarët në rajon ende nuk kanë raportuar për të vdekur dhe të plagosur.

Armenia intensivisht vazhdon sulmet artilerike ndaj rajonit. Për shkak të sulmeve askush nuk lejohet të afrohet në rajon.

Lajme të ngjashme