Arrestohet i riu shqiptar në Britani, kishte shndërruar shtëpinë në fermë kanabisi

Pas arrestimit i tha autoriteteve se ishte detyruar te punonte për të shlyer borxhin qe kishte marrë për të udhëtuar në mënyrë ta paligjshme drejt Britanisë.

Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë britanike, pasi iu zbulua në apartament një fabrikë droge.

Klodian Nikoci 19-vjec,  kultivonte me mjete të specializuara kanabis brenda dhomës së apartamentit 2+1 në Ipswich.

Pas arrestimit i tha autoriteteve se ishte detyruar te punonte për të shlyer borxhin qe kishte marrë për të udhëtuar në mënyrë ta paligjshme drejt Britanisë, transmeton CNA.

Prokurori Russell Butcher i cili po merret me cështjen tha se në banesë u gjetën 43 bimë kanabis të rritura me një vlerë prej rreth 36 mijë paund. Ai tha se oficerët gjetën gjithashtu pajisje për rritjen e bimëve, ndërsa energjia elektrike vidhej.

Ndërkaq, gjyakta e ka dënuar atë me 10 muaj burg, dhe pas përfundimit të dënimit, mund të dëbohet nga Britania.