Vlorë, shpërthim tritoli në një lokal

Objekti i sulmit me lëndë plasëse mësohet të jetë bërë një lokal.

Një shpërthim i fuqishëm me tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas të dhënave më të fundit, ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike.

Objekti i sulmit me lëndë plasëse mësohet të jetë bërë një lokal, transmeton CNA.

Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar vetëm për dëme të shumta materiale.