Arrestohet inspektori i Shërbimit Pyjor në Gramsh, procedohen edhe kryepleqtë e dy fshatrave

Inspektori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë Gramsh është arrestuar, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe dy kryepleqtë e fshatrave Vidhan dhe Lemnush në Gramsh.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 52 vjeç, banues në Gramsh, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. B., me detyrë kryeplak i fshatit Vidhan dhe B. J., me detyrë kryeplak i fshatit Lemnush, Gramsh”, njofton policia.

Vijon puna për identifikimin e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.