ASELSAN marrëveshje prej 31.3 milionë dollarë për ventilatorët mekanikë

Gjiganti turk i mbrojtjes do të prodhojë ventilatorë mekanikë për Shërbimin Ndërkombëtar të Shëndetësisë (International Health Services Inc.)

Gjiganti turk i mbrojtjes ASELSAN nënshkroi një marrëveshje me vlerë prej 31.3 milionë dollarë me International Health Services Inc. për prodhimin e ventilatorëve mekanikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në kuadër të marrëveshjes, porosia për ventilatorë mekanikë të kujdesit intensiv të nivelit të mesëm i jepet ASELSAN”, njoftoi sot kompania e mbrojtjes.

Pajisjet do të dorëzohen këtë vit, theksoi ajo.

Lidhur me frymëmarrjen e vështirësuar, një shenjë dalluese e koronavirusit të ri (COVID-19), ventilatorët kanë luajtur një rol kritik në mes pandemisë COVID-19.

Shumë vende u përballën me vështirësi në gjetjen e ventilatorëve të mjaftueshëm, por Turqia ishte në gjendje të fillojë prodhimin e tyre për nevojat e vendit dhe madje edhe t’i eksportojë ato.

Kompania turke e teknologjisë BIOSYS për pajisje të ventilatorëve mekanikë, e cila u zhvillua midis viteve 2012 deri në 2017, u aktualizua me kompaninë e aviacionit dhe teknologjisë Baykar, prodhuesi kryesor i pajisjeve Arcelik dhe ASELSAN.

ASELSAN është angazhuar për pavarësinë e Turqisë në fushën e pajisjeve mjekësore, siç janë incizimet mjekësore dhe pajisjet e mbështetjes së jetës.