SHBA, forcat e Gardës Kombëtare që u angazhuan në protesta rezultojnë me COVID-19

Koloneli Brooke Davis, zëdhënësi i Gardës Kombëtare, në një deklaratë njoftoi se nuk mund të bëhet i ditur numri i pjesëtarëve që janë caktuar me detyrë në protestat në Washington dhe që janë diagnostikuar me COVID-19

Tek forcat e Gardës Kombëtare të caktuara me detyrë në kryeqytetin Washington të SHBA-së për protestat që filluan pasi afro-amerikani George Floyd humbi jetën si pasojë e dhunës policore, është përcaktuar koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Koloneli Brooke Davis, zëdhënësi i Gardës Kombëtare, në një deklaratë njoftoi se nuk mund të bëhet i ditur numri i pjesëtarëve të Gardës Kombëtare që janë caktuar me detyrë në protestat në Washington dhe që janë diagnostikuar me COVID-19.

Davis, u shpreh se zyrtarët besojnë që numri i pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të prekur me COVID-19 “nuk është edhe shumë i lartë të paktën për momentin”.

Duke theksuar se komandantët e njësive janë përgjegjës për vëzhgimet e distancës sociale dhe rregullat e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse të Gardës Kombëtare, Davis tha se personeli i është nënshtruar kontrollit për virusin para ardhjes në qytet dhe se do t’i nënshtrohen sërish kontrollit para largimit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, për protestat në Washington janë mobilizuar rreth 5 mijë forca të Gardës Kombëtare.

Në anën tjetër, zëdhënësi i zyrës së burgjeve federale në SHBA, Justin Long, ka deklaruar se punonjësve në ekipin kundër rebelimit në burgje që janë caktuar me detyrë nëpër rrugët e Washingtonit u është ofruar mundësia për kryerjen e testeve të COVID-19, por se punonjësit që nuk kanë dashur të kryejnë testin në kryeqytet mund të kryejnë testin për virusin kur të kthehen në komunitetet ku ata janë me detyrë.

Në një deklaratë të bërë më 6 qershor në rrjetet sociale nga Garda Kombëtare, ishte njoftuar se mbi 43 mijë forca të Gardës Kombëtare ishin mobilizuar në protestat që u zhvilluan në 34 rajone.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë me 7 qershor nga llogaria e tij në Twitter, njoftoi se ka dhënë udhëzimin për tërheqjen e Gardës Kombëtare në kryeqytetin Washignton.

George Floyd, afro-amerikani 46-vjeç u arrestua nga policia më 25 maj në Minneapolis nën dyshimin për mashtrim. Ai humbi jetën pasi një polic i vendosi për disa minuta gjurin mbi qafën e tij. Vdekja e Floyd ndezi sërish debatin mbi racizmin dhe dhunën policore në vend kundër personave me ngjyrë.

Në ngjarjet që filluan në Minneapolis dhe u përhapën në mbarë vendin dhe në protestat që vazhdojnë prej rreth 2 javësh kërkohen reforma për policinë.