Ata që kanë alergji janë më të rrezikuar ndaj koronavirusit

Nëse jeni të prirur ndaj alergjive gjatë pranverës, ekspertët mendojnë se një ide e mirë është të merrni masa paraprake sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbajtur mushkëritë tuaja të shëndetshme.

Në një kohë kur pandemia e koronavirusit po bie në shumë vende të Evropës, fillon edhe sezoni i alergjisë.

Ekspertët paralajmërojnë se alergjitë mund të ndikojnë në sistemin tonë të frymëmarrjes dhe ta bëjnë atë më të brishtë, dhe duke e bërë këtë, ata që kanë alergji, mundësinë e infektimit me COVID-19 e kanë shumë më të lehtë ose të zhvillojnë simptoma më të rënda, raporton CNN.

“Kur keni alergji, keni inflamacion. Për shembull, nëse jeni alergjik ndaj polenit dhe thithni atë përmes hundës, hunda do të fillojë të kruhet për të lehtësuar depërtimin e virusit COVID-19”, tha Lakiea Wright, MD, e cila është specializuar në alergji dhe specializim të imunologjisë në Spitalin Brigham dhe Boston, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni të prirur ndaj alergjive gjatë pranverës, ekspertët mendojnë se një ide e mirë është të merrni masa paraprake sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbajtur mushkëritë tuaja të shëndetshme.

“Mundohuni të minimizoni ekspozimin tuaj ndaj të sëmurëve nga alergjia dhe të filloni të merrni ilaçet tuaja tani për të zvogëluar sa më shumë simptomat tuaja të alergjisë, duke parandaluar formimin e inflamacionit”, rekomandoi pediatri Matt Dougherty, i cili është i specializuar në trajtimin e astmës dhe alergjive te fëmijët në një institucion mjekësor Esse Health në St. Louis. /Telegrafi