FMN aprovon 52 milionë euro për Kosovën

Më 8 prill qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve ndërkombëtare me institucionet ndërkombëtare financiare, me qëllim të sigurimit të financimit publik për përballimin e situatës së krijuar nga sëmundja COVID-19.

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka aprovuar të premten, financimin për Kosovën në vlerë prej 52 milionë euro, ka njoftuar ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Aprovimi i këtij financimi është bërë i mundur pas një serie të diskutimeve midis ekipit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe atij të FMN-së, mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me sëmundjen Covid-19”, ka thënë Bislimi, duke shtuar se ky financim vjen në një kohë mjaft kritike për Kosovën.

Më 8 prill qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve ndërkombëtare me institucionet ndërkombëtare financiare, me qëllim të sigurimit të financimit publik për përballimin e situatës së krijuar nga sëmundja COVID-19, transmeton REL.

Kufiri i përgjithshëm i autorizimit të dhënë sipas këtij vendimi, për marrëveshjet financiare të huasë, është 250 milionë euro ose ekuivalent, me afat të kthimit deri në 15 vjet dhe me normë të interesi jo më të lartë se 3 për qind.

Lajme të ngjashme