Atentat me lëndë plasëse në zonën e ish NSHRAK-ut në Tiranë, i plagosuri lufton për jetën, pistë hakmarrja

Po ashtu dyshohet se Kastriot Reçi, një biznesmen i vrarë me snajper po në Rrëshen ka pasur lidhje me atentatin që iu bë Armando ose Tonin Gjinit.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 tek zona e ish- NSHRAK-ut në Tiranë teksa dyshohet se një lëndë plasëse me telekomandim iu vendos një automjeti me drejtues, Prend Gjinin nga Rrësheni.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital pasi prej shpërthimit që ka ndodhur në pjesën e përparme të automjetit, është gjymtuar dhe ka marrë plagë të rënda teksa po lufton për jetën në spital. Aktualisht raportohet se Gjini po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale te Trauma.

Nuk dihet ende lloji i lëndës shpërthyese, por tashmë pista e parë hetimore është atentati për hakmarrje, pasi familja Gjini e autorit njihet për konflikte.

Vëllai i Prend Gjinit është vrarë një vit më parë para Katedrales së Rrëshenit në sy të dy fëmijëve, me breshëri plumbash.

Po ashtu dyshohet se Kastriot Reçi, një biznesmen i vrarë me snajper po në Rrëshen ka pasur lidhje me atentatin që iu bë Armando ose Tonin Gjinit.

Ky i fundit ka pasur lidhje me bandën e Met Kananit, mirditori që u arrestua në 2018 për trafik ndërkombëtar droge dhe njihet si baron droge apo ‘Eskobar shqiptar’.

Lajme të ngjashme