Atentati në Tiranë, drejtori i policisë jep detaje: I plagosur dhe një shtetas italian

Rebani Jaupaj tha përpara gazetarëve se janë ngritur disa pista hetimi në lidhje me këtë ngjarje dhe dyshohet se bëhet fjalë për një rast hakmarrje mes personit të plagosur dhe disa të tjerëve jashtë qytetit të Tiranës.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj doli në një deklaratë për shtyp në lidhje me atentatin me eksploziv që iu bë shtetasit Preng Gjini.

Rebani Jaupaj tha përpara gazetarëve se janë ngritur disa pista hetimi në lidhje me këtë ngjarje dhe dyshohet se bëhet fjalë për një rast hakmarrje mes personit të plagosur dhe disa të tjerëve jashtë qytetit të Tiranës.

“Është ngritur grupi hetimor nga specialistët e Krimeve të Rënda dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe po kryejmë hetime. Po këqyret vendi i ngjarjes për të përcaktuar llojin e eksplozivit dhe kemi ngritur dhe pistat e hetimit. Ka pista për një hakmarrje mes personit që është dëmtuar dhe disa personave të tjerë jashtë qytetit të Tiranës”, tha Jaupaj.

Drejtori i Policisë, Jaupaj konfirmoi se përveç Preng Gjinit ka mbetur i plagosur dhe një shtetas italian që ka qenë duke kaluar rrugën në momentin e shpërthimit.

Lajme të ngjashme