Atentat në Athinë, vritet shqiptari në kafene, autori e qëlloi 8 herë me armë zjarri dhe u largua me taksi

Sa për shqiptarin që ngeli viktimë bëhet me dije se atij i është bërë edhe më parë atentat dhe ka qenë i arrestuar për trafik droge. 

Një atentat ka ndodhur në një kafene të Athinës ku një shqiptar ka humbur jetën. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Sepolia dhe autori hyri në kafene, qëlloi shqiptarin 8 herë me armë zjarri dhe më pas iku.

Dyshohet se ai u largua me taksi.

Sa për shqiptarin që ngeli viktimë bëhet me dije se atij i është bërë edhe më parë atentat dhe ka qenë i arrestuar për trafik droge.