Greqia zgjat përsëri afatin për masat kufizuese në kufirin me Shqipërinë

Aktualisht Greqia lejon lëvizjen nga Shqipëria vetëm për shtetasit e saj dhe ata me dokumente qendrimi, me tampon negativ, ndërkohë që qytetarët e tjerë nuk lejohen të udhëtojnë.

Greqia ka vendosur të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë.

Ditën e sotme Ambasada greke në Tiranë njoftoi se masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në drejtim të Greqisë do të mbeten të pandryshuara deri më 7 qershor 2021.

Aktualisht Greqia lejon lëvizjen nga Shqipëria vetëm për shtetasit e saj dhe ata me dokumente qendrimi, me tampon negativ, ndërkohë që qytetarët e tjerë nuk lejohen të udhëtojnë.

“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi mbeten në fuqi deri në datën 7 qershor 2021”, shkruan Ambasada.