5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Automjeti i OSHEE bie në lumin Drino, humbin jetën 2 elektricistët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër. Mësohet se automjeti i OSHEE-së ka rënë nga ura, duke përfunduar në lumin Drino dhe për pasojë dy elektricistë kanë humbur jetën.

Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Gazetarja Brikena Metaj raporton per ‘BalkanWeb’ se punonjësit, kanë qenë në Dervician dhe po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit.

Ndër të tjera Metaj raporton se trupat e viktimave i ka marrë rrjedha e lumit me vete. Pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijnë forcat RENEA dhe palombarët që të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme