Jozefina Topalli humb njeriun e shtrenjtë të familjes

“Një lutje për shpirtin e saj”

Dhimbje në familjen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Kryetarja e partisë ‘Lëvizja për ndryshim’ ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook” lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës së saj.

Teksa ka postuar një foto ku shfaqej me nënën e saj, Topalli bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet private, për shkak edhe të situatës së shkaktuar nga pandemia.

MESAZHI I TOPALLIT

Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i mire per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private. Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone.