Autoritetet në SHBA po mundohen të dekurajojnë njerëzit nga pirja e dezinfektantëve

Agjensia rekomandoi që produktet të mbajnë paralajmërime për sigurinë e fëmijëve dhe informacione për të marrë ndihmën mjekësore pas konsumit aksidental.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të hënën u kërkoi prodhuesve të dezinfektantëve të duarve të shtonin alkool të çnatyralizuar në produkte në mënyrë që t’i bëjnë ato më pak të pëlqyeshme, si një përpjekje për të dekurajuar njerëzit, veçanërisht fëmijët, nga pirja e lëngut.

Udhëzimi i agjensisë rregullatore pason komentet e fundit të Presidentit amerikan Donald Trump nëse injektimi i dezinfektuesve mund të trajtojë COVID-19, gjë që ngriti shqetësime se njerëzit e frikësuar mund të helmojnë veten me trajtime të paprovuara.

Dezinfektantët e duarve nuk janë provuar se kurojnë COVID-19, dhe si produktet e tjera të destinuara për përdorim të jashtëm, nuk janë për gëlltitje, përcjellje ose përdorim intravenoz“, tha Komisioneri i FDA Stephen Hahn në një deklaratë.

Kërkesa për dezinfektantët e duarve është rritur pasi qeveria dhe agjensitë e shëndetit i këshilluan njerëzit të pastrojnë duart e tyre për të dekurajuar përhapjen e koronavirusit të ri, i cili ka shkaktuar mbi 51,000 vdekje në Shtetet e Bashkuara.

Agjensia tha se shtimi i alkoolit të denatyruar në dezinfektantët e duarve jep një shije të hidhur duke e bërë lëngun më pak tërheqës për konsum, transmeton VoA.

Telefonatat drejt numrit të Sistemit Kombëtar të të Dhënave të Helmimit muajin e kaluar në lidhje me dezinfektantët e duarve u rritën me 79% në krahasim me Marsin 2019, dhe shumica e tyre kishin të bënin me ekspozimin e paqëllimtë ndaj fëmijëve të moshës 5 vjeç dhe më të vegjël, tha FDA.

Agjensia rekomandoi që produktet të mbajnë paralajmërime për sigurinë e fëmijëve dhe informacione për të marrë ndihmën mjekësore pas konsumit aksidental.

FDA, e cila në mars liberalizoi rregullat për të lejuar farmacistët të furnizojnë dezinfektantë duarsh me bazë alkooli pa receta, gjithashtu tha se po merrte masa për të ndihmuar në sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me këtë produkt.

Më shumë se 1.500 prodhues të rinj të dezinfektantëve të duarve me bazë alkooli janë regjistruar, ndërsa po punon për të përmirësuar sigurinë dhe furnizimin e produktit mes pandemisë COVID-19, tha agjensia.