U qëlluan nga një ‘Toyota’ ngjyrë gri, kamerat zbulojnë mjetin e atentatorëve që zbrazën 55 plumba mbi trupat e vëllezërve Haxhia, 40 të shoqëruar

Mësohet se pikërisht nga ky mjet, kanë dalë 55 plumbat që përfunduan mbi trupat e dy vëllezërve. Gjithsesi targa nuk është fiksuar mirë.

Kamerat e sigurisë rreht zonës ku dhe u ekzekutuan Besmir e Viktor Haxhia, në tregun e makinave në Durrës, kanë zbuluar një automjet të llojit “Toyota”, në ngjyrë gri e errët.

Mësohet se pikërisht nga ky mjet, kanë dalë 55 plumbat që përfunduan mbi trupat e dy vëllezërve. Gjithsesi targa nuk është fiksuar mirë.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë gjatë rrugës, pamje të cilat do të zbardhin detaje të reja që do të çojnë në identifikimin e autorëve të vrasjes. Deri më tani, janë shoqëruar rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat.