Avdullah Hoti reagon pas letrës së dërguar nga Mirosollav Lajçak: Kërkesën për vizitë të Aleksandër Vuçiç, do e shqyrtojm në bazë të gjendjes që po kalojm

Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës së të dërguarit të posaçëm për dialoguan Kosovë-Serbi, Mirosollav Lajçak, i cili ka thënë se mos lejimi i Vuçiç në Kosovë është në mos përputhje me marrëveshjen për vizitat zyrtare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës së të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosollav Lajçak, i cili ka thënë se mos lejimi i Aleksandër Vuçiç në Kosovë është në mos përputhje me marrëveshjen për vizitat zyrtare. Sakaq, në një deklaratë për mediat Hoti ka thënë e ka pranuar letrën e të Lajçak për dialogun dhe ka shtuar se do të respektojnë marrëveshjet për lëvizjen e lirë. Gjithashtu në proces të dialogut do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura dhe kërkesa për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën po kalon vendi.

Marrëveshjet i respektojmë sigurisht, jemi pro lëvizjes së lirë, po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura, po nganjëherë janë mjaft të ndishme, kam pranuar letrën nga Lajcak do t’i përgjigjem, çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën do të kalojmë,”-ka shtuar ai.

Ndërkohë pyetjes për qëndrimin e Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinajt e cila thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë përderisa nuk kërkon falje për krimet, ai është përgjigjur se vendime të tilla zyrtare mund ti jap vetëm kryeministri.

“Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësojë unë, sigurohem që të koordinonen çështjet me ministrat përkatës, mund të kenë ndonjëherë qëndrime të caktuara por në fund koordinohet,”-ka thënë Hoti.

Aleksandër Vuçiç në datën 19 nëntor ka bërë një kërkes për të vizituar Kosovën e cila është refuzuar. Në kërkesë e paraqitur, përfshihej të shkonte për të vizituar Kosovën, ish shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, tashmë ambasadorë në Uashington i Serbisë, shefi i ri Petar Petkoviç dhe ministri aktual i punëve të brendshme Aleksandar Vulil. Ndërkohë,  Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinajt ditën e djeshme ka reaguar përmes Twitterit duke thënë se Aleskandër Vuçiçit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për krimet që ka bërë. Për këtë çështje ka reaguar dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian Mirosollav Lajçak, i cili me një letër dërguar Avdullah Hotit i ka thënë se ky vendim nuk është në përputhje me marrëveshjen për lejimin e vizitave zyrtare dhe se kjo është një shenjë negative për vazhdimin e dialogut.