Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Ky Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt.

Komisioni u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare iu bëri thirrje krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend që të mblidhen për të zgjedhur nëntë deputetët, që do të jenë pjesë e komisionit.

Ky Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Debati politik lidhur me raportin e Dick Marty-t ka nisur jave më parë, ku Rama ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pse kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj.