Avokati i Tahirit: Dikush ka ndikuar tek trupi gjykues kur u tërhoq për vendim, ja gafa e madhe në proces

Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, Maks Haxhiaj foli për prapaskenat e vendimit të Apelit të GJKKO-së, ku klienti i tij u dënua me 3 vite e 4 muaj burg. Ai tha në emisionin “Opinion” se trupa gjykuese nuk ka dhënë një vendim me vullnetin e saj, ndaj çështjes së klientit të tij.

Haxhiaj bëri të qartë se ndaj trupës gjykuese ka patur ndërhyrje, por nuk tha se nga kush është bërë kjo ndërhyrje.

“Për mua ka ndodhur diçka në momentin që ata janë mbledhur në dhomën e këshillimit për të marr vendimin. Nuk jam profeti apo symadhi që të shoh se çfarë ndodhi.”, tha Haxhiaj.

Fevziu: Ju nuk e prisnit këtë vendim?
Absolutisht, maksimumi ne prisnim për një oportunitet vendimin e shkallës së parë. Por unë e kam të provuar. Ata që ndikuan i dolën së keqes përpara sepse e panë si do të ishte perspektiva e kësaj çështjeje në gjykatën e lartë.

Fevziu: Kush ka ndikuar?

Unë sjell argumentet që ky trup gjykues nuk ka shprehur vullnetin që i takon.

Fevziu: Do të bëni rekurs?

Absolutisht. Por gafa më e madhe është kjo: Kur bën ankim i pandehuri dhe nuk ka ankim të palës tjetër që është prokurori, gjykata nuk mund të rrëzojë vendimin e palës tjetër.