U arratisën nga burgu grek, arrestohen 3 shqiptarët, 1 ende në kërkim. Policia i sekuestroi heroinë dhe kanabis

Arrestohen para pak minutash 3 nga shqiptarët e arratisur sot nga burgu grek i Hanias. Bëhet fjalë për Olis Priftin, Ardian Metën dhe Mateo Barjami, ndërsa në kërkim është Bledar Frroku. Mësohet se shqiptarët u kapën në qendër të Kretës, pas bashkisë. Sipas mediave greke, shqiptarëve të arratisur iu gjetën 2 thika, një sasi e…

Arrestohen para pak minutash 3 nga shqiptarët e arratisur sot nga burgu grek i Hanias. Bëhet fjalë për Olis Priftin, Ardian Metën dhe Mateo Barjami, ndërsa në kërkim është Bledar Frroku. Mësohet se shqiptarët u kapën në qendër të Kretës, pas bashkisë.

Sipas mediave greke, shqiptarëve të arratisur iu gjetën 2 thika, një sasi e vogla kanabis, heroinë dhe pluhur i bardhë. Ndër të tjera policia gjeti dhe mjetin e dytë të cilën ata vodhën për të arritur që të arratiseshin.

Pas shumë orë kërkimesh policia greke arriti që të arrestonte 3 shqiptarëve, ndërkohë që përveç Frrokut, në kërkim është dhe palestinezi.