Bahçeli: Nënshkrimi i një marrëveshjeje të pavlefshme Greqi-Egjipt është skemë e pamoralshme

Kreu i partisë MHP tha se qeveria greke kërkon në mënyrë të pradrejtë një juridiksion detar prej 40 mijë km katrorë për shkak të ishullit Meis (Kastellorizo), i cili gjendet 2 km larg Turqisë dhe 580 km nga Greqia kontinentale...

Kreu i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, lidhur me zhvillimet në Mesdheun Lindor, tha se “Është një skemë pamoralshme që Greqia në njërën anë ulet në tryezën e negociatave me Turqinë në Gjermani dhe në anën tjetër nënshkruan një marrëveshje të pavlefshme dhe që nuk ka asnjë dispozitë me Egjiptin, me të cilin nuk ka një kufi detar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Bahçeli bëri të ditur se kohët e fundit ka vërejtur rritje të vrullit të problemeve të brendhsme dhe të jashtme që ndikojnë drejtëpërdrejtë në Turqinë dhe se bashkë me këtë janë përjetuar ndryshime të rrezikshme në brendësinë dhe drejtimin e tyre.

Rritja e tensioneve globale dhe rajonale është në nivel shqetësues, tha Bahçeli, i cili vuri në dukje se shpërthimi në Bejrut ka ndikuar negativisht edhe në politikën e Libanit, edhe në dinamikat rajonale.

“Shpërthimi i pabesë ku janë vrarë 158 persona dhe mbi 6 mijë të tjerë janë plagosur është një prej fatkeqësive më të rënda të kohëve të fundit. Në fund të analizës dhe kërkimeve do të qartësohet nëse ky shpërthim ishte apo jo një sabotazh ose një neglizhencë. Përfshirja e Libanit në një ngjarje kaq të rëndë si me shtypjen e një butoni, nuk mund të konsiderohet si situatë e rastit që të shkaktojë një krizë të vazhdueshme zinxhirore me daljen e popullit në rrugë dhe deri në dorëheqjen e qeverisë. Çdo problem në Liban ka kapacitetin që të ndikojë në Siri, Irak, Jordani, Izrael, Qipro, Turqi dhe madje edhe në botë”, tha Bahçeli.

Ai deklaroi se tërheq vëmdnejen fakti që shpërthimi në Bejrut ndodhi në një periudhë ku tensionet në rritje në Mesdheun Lindor janë vendosur në qendër të përqendrimit të rendit politik të Turqisë dhe atij ndërkombëtar.

“Sharlatanizmi okupues që është vendosur në radhë për të izoluar Turqinë nga Libia, Siria madje edhe nga Mesdheu Lindor nuk është një gënjeshtër, por një e vërtetë reale ku po përpiqen të shkëpusin lidhjen Bejrut-Ankara, dhe një sërë aktesh të tjera me qëllim për të burgosur vendin tonë brenda vetes”, tha Bahçeli.

Pasi njoftoi se nënpresidenti Fuat Oktay dhe ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu me vizitën e tyre në Liban kanë bërë një lëvizje shumë të drejtë për sa i përket koherencës me objektivin për të prishur në qendër këtë lojë bajate të përgjakur, Bahçeli nënvizoi që historia, kultura dhe lidhjet vëllazërore të shtetit të Republikës së Turqisë kanë përmbushur objektivin e tyre duke vendosur perde përpara oportunistëve.

“Shpërthimi ndodhi me 4 gusht 2020. Gjatë kësaj, Turqia dhe Greqia ishin pozicionuar në mënyrë të ndërsjellë. Një tjetër çështje që duhet të trajtohet është marrëveshja e ashtëquajtur për të kufizuar zonat e juridiksionit detar të nënshkruar dy ditë pas shpërthimit mes Greqisë dhe Egjiptit. Zona që u deklarua si e kufizuar mes dy vendeve është e qartë që ndodhet brenda shelfit kontinental turk. Kjo gjithashtu dhunon edhe juridiksionet detare të Libisë. Është një skemë pamoralshme që Greqia në njërën anë ulet në tryezën e negociatave me Turqinë në Gjermani dhe në anën tjetër nënshkruan një marrëveshje të pavlefshme dhe që nuk ka asnjë dispozitë me Egjiptin, me të cilin nuk ka një kufi detar”, deklaroi Bahçeli, i cili shtoi se edhe dinakëria e Francës për të përfituar nga kjo mbetet një manifestim i shëmtuar dhe përpjekje e rëndë.

“Asnjë vendi nuk do t’i mjaftojë fuqia të nxjerrë Turqinë nga Mesdheu”

Greqia ka parqitur një qëndim armiqësor, por “Dihet se çfarë i bën populli turk armikut”, vuri në dukje Bahçeli.

“Nuk ka shaka me popullin turk. Fati i atij që na shëtit nëpër këmbë është të shkelet. Fati i atyre që na provokojnë në det është të mbyten me përpëlitje. Rezultati përfundimtar i pamatur në ujërat tona territoriale është fundosja, barku i peshqve, rrëza e detit. Asnjë vendi nu do t’i mjaftojë fuqia të nxjerrë nga Mesdheu, ta bllokojë në gjeografinë e Anadollit Turqinë. Ata që vijnë mbi ne me zemërimin e përditësuar nga përllogaritjet e së kaluarës, ose u ka ikur truri, ose trupi nga koka, apo e kanë trurin në gjumë. Ashtu sikurse nuk tolerojmë as edhe një gur nga territori ynë prej 780 mijë kilometrash katrorë, ne nuk do të tolerojmë as edhe një pikë ujë nga Atdheu ynë i Kaltër (Mavi vatan) prej 460 mijë kilometrash katrorë.

Anija jonë e kërkimeve sizmike Oruç Reis e shoqërur me avionë, helikopterë dhe anije luftarake, duke marrë frymëzim nga historia, do të luftojë deri në fund për të drejtën tonë duke notuar në destinacionin e të parëve tanë që e bënë Mesdheun liqen turk. Rregulli kryesor që duhet të dinë ata të cilët marrin guximin t’i dalin përpara popullit turk është: Nëse e keqja nuk përfundon në botë, edhe ushtarët nuk përfundojë në brezin Oguz”, u shpreh më tej kreu i MHP-së.

Ndër të tjera, Bahçeli nënvizoi se Greqia ka shkelur Traktatin e Lozanës, ku marrëveshjet ndërkombëtre në fuqi ndalojnë armatosjen e ishujve në Egjeun lindor dhe vendos përgjegjësi ligjore.

Bahçeli njoftoi se pavarsisht kundërshtimeve të Turqisë, Greqia, duke injoruar marrëveshjet dhe dakordësimet në kuadrin e ligjit ndërkombëtar, ka vepruar në kundërshtim me statusin për demilatirizimin e ishujve në Egje.

Teksa qeveria greke kërkon në mënyrë të pradrejtë një juridiksion detar prej 40 mijë kilometrash katrorë për shkak të ishullit Meis (Kastellorizo), ajo përpiqet të ndalojë dhe ta mbyllë Turqinë në Mesdhe, ndërkohë që ishulli Meis ka një distancë vetëm 2 kilometrash nga Turqia dhe 580 kilometra nga Greqia kontinentale.

“Greqia duhet të tërhiqet menjëherë nga ishujt, ishujt e vegjël dhe ishujt shkëmborë që ka pushtuar në mënyrë të ulët në Egje, ajo duhet të pastrojë ishujt nga armët dhe ushtarët dhe është e detyruar t’u japë fund provokimeve në Mesdhe në drejtim për të parandaluar konfliktet dhe polarizimet shumë të rrezikshme”, shtoi Bahçeli.

Bahçeli tha se Turqia do të mbrojë me guxim sovranitetin e saj dhe se Egjiptit i përcjell këreksat e sinqerta që të rishikojë marrëdhëniet e “lëkundshme” që ka krijuar me Greqinë.